Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë në foltoren e Kuvendit, ku akuzoi sërish vëllanë e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në trafikun e drogës.

Ai tha që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private.

Ndërsa fliste për këtë çështje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Bardhi: Zonja kryetare hiqe nga fjalori kërcënimin se do të ndërpresë fjalën sepse nuk i shkon kryetares së Kuvendit. Së dyti, nuk e di çfarë quanin veprimtari shtetërore, por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioritare. Veprimtaria e agjencive sekrete të huaja është çështje shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjar të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore.

Nikolla: Lironi foltoren! Do vazhdojmë me rendin e ditës! Rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.