Kreu i Grupit Parlamentar të PD dhe njëkohësisht drejtues politik i qarkut Fier Gazment Bardhi ka denoncuar me video një skandal në Bashkinë e Roskovecit, ku rezulton se grantet për bujqësinë kanë shkuar për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për Roskovecin.

Zegjine Caushi është zyrtare e lartë e Bashkisë së Roskovecit në kohën kur mamaja e saj Vjollca Caushi ka përfituar grante për ndërtimin e një bujtine.

“Refuzojini me votë kopjet e këqija të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut!

Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes së parave, përfitimit personal dhe abuzimit me pushtetin. Përshembull, më e reja e listës së PS në Fier, Zegjine Caushi, ka çdo ves të pushtetit të kalbur nga abuzimet dhe korrupsioni të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Ato pak fonde të Bashkisë Roskovec, ku prej kohësh ajo punon si zyrtare e lartë, rezulton se i ka marrë familja e kandidates për deputete. Nuk ka grante për njerëzit e zakonshëm dhe punëtor të Roskovecit, por vetëm për familjarët e tyre. Ky është modeli i pushtetit që kanë ndërtuar në këto 12 vjet. Gjithçka për vete, asgjë për njerëzit e zakonshëm!

Në 11 Maj, është radha edhe e socialistëve të ndershëm që të ndëshkojnë me votë ata që i braktisën, i zhgënjyen dhe i përdorën për pasurimin e vetes dhe të familjeve të tyre”, shkruan Bardhi.