Pas daljes nga ambientet e SPAK, deputeti demokrat Gazment Bardhi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Bardhi është shprehur se është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme si kallëzues për Inceneratorin e Elbasanit. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se për Inceneratorin e Elbasanit janë duke përparuar hetimet.

“Në SPAK kam qenë si kallëzues për Inceneratorin e Elbasanit që mesa duket është duke përparuar në hetimet dhe pas dy viteve nuk kanë përfunduar ende. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD. Inkurajoj SPAK për të përfunduar hetimet e për të cuar para drejtësisë. Deri më tani nuk ka asnjë zhvillim sa i përket inceneratorit të Tiranës. I kemi dhënë besim SPAK-ut të na i kthejë mbrapsht. Nxis të çojnë përpara hetimet.

Ka patur shtesë në kallëzim nga PD. Kam kërkuar që përfundimet e Komisionit hetimor të përfshihen në dosje. Personat përgjegjës për këtë aferë janë nga Rama deri te nënpunësit që kanë nënshkruar për dhënien me konçension”-tha Bardhi.