Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur Damian Gjiknurit pas statusit të këtij të fundit se prania e partive të vogla në koalicione parazgjedhore me listat e hapura rrezikon të minojë procesin e administrimit të zgjedhjeve.

Bardhi shkruan se zgjedhjet nuk i kanë dëmtuar koalicionet para zgjedhore por koalcioni sipas tij i Edi Ramës me krimin.

“Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar!

Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët”, shkruan Bardhi.

Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në…

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, July 26, 2020