Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka përkujtuar 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, e cila cilësohet nga opozita si kryengritja e parë antikomuniste në Europë.

Bardhi tha se ka ardhur koha për numërimin mbrapsht dhe të gjithë së bashku, opozitë dhe qytetarë, do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal, për t’i hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Evropa.

"Ai vizion i atyre është një leksion i përhershëm se liria nuk është dhënë njëherë e mirë dhe smund ta marrin të mirëqënë se qytetarët rrezikojnë githmonë nga qeverite shtypese. Ai vizion dhe ajo kurajo na lypset edhe sot sepse një nga të drejtat themelore të njeriut përfshirë të drejtën për të votuar të lirë është mohuar dhe kjo ndodh prej kësaj qeverie në mënyrë të përsëritur prej 6 vitesh çdo ditë. Kam frikë se patriotët do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale. Nëse ne bashkohemi të gjithë bashkë për të mos lejuar kurre instalimin e tyre kurrë më në Shqipëri. Të mos lejojme me qe hordhite e brigatave te krimit te marrin pushterin me çdo kusht dhe me pas të shtypin qytetarët. Koha për bijtë e etërve ka nisur numërimin mbrapsht. Ne të gjithë bashkë do t'i japim fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal dhe do ti hapim rrugë Shqipërisë si gjithë Europa", tha Bardhi.