Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se maxhoranca nuk ka parashikuar rritje të pensioneve sepse e konsiderojnë lëmoshë.
Në Kuvend ai tha se është parashikuar zero bonus për pensionistët në buxhetin 2025.
Sipas tij, mazhorancës nuk iu intereson minimumi jetik dhe jetesa e varfër, por vetëm luksi i tyre personal.
“Ju e quani lëmoshë, sepse ju paratë e qytetarëve që shkojnë për të ndihmuar qytetarët janë lëmoshë. Sepse paratë e qytetarëve sipas filozofisë suaj duhet të shkojnë në xhepat tuaja.
Ngrihuni dhe na thoni sa e keni parashikuar bonusin për pensionistët në buxhetin 2025? Pas kalimit të zgjedhjeve parlamentare? Zero.
Përdorni pensionistët për vota, që katër vitet e ardhshme, me votën e tyre të vidhnit ju.
Ndaj për ju është e pakuptueshme vendosja e minimumit jetik. Nëse nuk ju pëlqen propozimi ynë, sillni ju propozim dhe e votojmë. Minimumi jetik duhet të jetë 200 euro.
Jetojnë në ekstrem varfëri, nuk ju intereson varfëria e tyre, por luksi juaj personal, mjafton të shikoni si jeni transformuar një pjesë e juaj nga koka tek këmbët. I thoni do shohim sa lekë ngelim nga ata që vjedhim ne, dhe në fund të shohim nëse ka ndonjë lekë për të rritur pensionet. Nuk mund të talleni kështu me shqiptarët.
Në vitin e ardhshëm nuk parashikon bonus si këtë vit, Rrini sot me kokën ulur, sepse nuk ju lë Rama të mbani premtimet për pensionistët, sepse e dini që nuk ka lekë sepse i kanë vjedhur këta”, thotë Bardhi.