Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat është pyetur nga gazetarët për thirrjen e deputetit të PD Gazment Bardhi në Prokurori për vrasjen e Pjerin Xhuvamit para zgjedhjeve të 25 prillit.
Berisha tha se ai e ka deklaruar edhe më parë në Kuvend, se përgjegjës politik për këtë vrasje është Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi, dhe se duhej të thirreshin të dy. Sipas tij kjo dëshmon “kapjen e SPAK-ut nga “partia”.
“Komenti i vetëm është se autor kryesor politik është Balla dhe kjo është evidente. Jam shprehur në parlament që të dy ata janë përgjegjës politik për ngjarjen, por të thërrasësh Bardhin pa Ballën, vetëm provon SKAP-in e partisë. Balla nxori njerëzit me karta dhe me lista votimi duke shpërndarë para… nuk jam për hetime të njëanshme, por hetime të vërteta dhe s’mund të pranoj hetimin e njëanshëm në asnjë radhë”, tha Berisha.





