Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në një lidhje për "Tempora" nga Sonila Meço në Ora News, tregoi se si veprohet pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Ai tha se nëse Rama emëron opozitën në Parlament, thjesht përshpejton fundin e tij.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Nesër do të mblidhet edhe forumi më i lartë vendimmarrës i PD, që është forumi kombëtar që do të diskutojë për propozimin e kryetarit të partisë për djegien e mandateve. Në momentin që Këshilli Kombëtar i jep "ok-në" kësaj vendimmarrje, më pas do të ndiqen procedurat ligjore për heqjen e mandatit. Heqja e dorë nuk zgjat më shumë se disa orë më pas janë institucionet që do të ndjekin procedurën ligjore.
Meço: Ju shqetëson faktin që mund të zëvendësohen?
Bardhi: Kur flasim për opozitë flasim për përfaqësim politik në Parlament. Ky është një vendim politik. Unë nuk besoj që Edi Rama do guxojë për të blerë apo shantazhuar nëse e bën thjesht dhe vetëm ofron fundin e tij. Vendimi i grupit të PD-së është marrë në mënyrë unanime. Sot e gjithë Kryesia ka vendosur në mënyrë unanime. Ata emra në listë janë emra dhe përfaqësues të PD-së.
Nëse Rama do të emërojë opozitën në Kuvend është i lirë ta bëjë, por thjesht përshpejton fundin e tij dhe fut akoma në krizë të gjithë sistemin demokratik në vend.





