Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, thekson se nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore janë të paprekshme.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Bardhi njofton se ditën e nesërme PD dhe opozita e bashkuar do të mbajnë qëndrimin zyrtar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100% të listave të kandidatëve.

Reagimi i Bardhit:

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.