Për herë të parë që pas përçarjes së PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur një deklaratë nga selia e Rithemelimit, ku tha se PD ka nevojë të korigjojë vetën për pritshmëritë që kanë shqiptarët.

“Jemi më mirë se një vit më parë. Vërtetë nuk luftojmë si dy bite më parë, por po përballemi me një diversion antidemokratik. Kam bindjen se do të kapëcejmë pengesat duke punuar në seli, grup parlamentar dhe lagje. Bashkimi është e vetmja rrugë dhe forcë. Do jemi në çdo cep për t’i dhënë shpresë të rinjëve.

Ne jemi të bashkuar në diversitet duke ruajtur qëndrimet tona, sepse kemi më shumë gjëra që na bashkojnë. PD ka nevojë të korigjojë veten të përgjigjet për pritshmërinë që kanë shqiptarët. PD është më pro-perëndimorja nga të gjitha partitë politike dhe besojmë tek aleatët tanë.

Ne na duhet drejtësi e pavarur pa ndërhyrje politike, ne nxisim drejtësinë dhe do themi të vërtetën para shqiptarëve. Lufta jonë e vërtetë është pa kompromis për t’i dhënë shqiptarëve një qeveri dinjitoze.

Nga sot, do të jemi me ccdo shqiptar që kërkon ndryshim.”