Këngëtari i njohur, Bardhi ka shuar çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e tij me Sara Gjordenin, me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ai është shprehur se modelja është kryqëzuar me komente, teksa theksoi se i vjen turp nga fjalët që janë thënë ndaj partneres së tij. Por Bardhi shtoi se “moralin e saj e njoh më së miri” dhe se Sara Gjordeni do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

“I pashë kryqëzimet që i kanë bërë Sarës, më erdhi turp nga fjalët që janë thënë, e kanë etiketuar si të pamoralshme. I vihet Bardhit nga pas për lekë, i shkon në shtëpi me zor. Moralin e saj e njoh më së miri dhe jam lidhur me dëshirë. Do të jetë nëna e fëmijëve të mi”, tha këngëtari Bardhi në studion e BBV, duke bërë komentin e tij të parë pasi u largua nga shtëpia papritur për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së tij.

Ndërsa modelja deklaroi se familja e Bardhit e ka mikëpritur në shtëpinë e tyre, teksa shto se i ka ardhur keq për komentet ndaj saj.

“Na ka ardhur keq për komentet. Kur shkova në Kumanovë, ata ishin aq të ngrohtë dhe thoshin pse ky opinon që nuk të duan. Bardhi thotë me shaka që ‘më duket se të duan më shumë se mua’. Më vendosin partnerë që nuk i kam njohur kurrë”, tha Sara Gjordeni.