Deputeti Gazmend Bardhi në emisionin “Opinion” ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër kryetarit të PD, Sali Berisha.
Ndërsa kujtoi se ndarja në parti erdhi pikërisht për shkak të shpalljes non grata të Berishës, ai tha se nuk mund të jetë në krah të tij, sepse çdo ditë hedh akuza mbi ambasadorët e huaj. “Nuk e mbështes këtë lloj politike”, tha Bardhi.
“Nuk mund të jenë në krah të Berishës, që merr përditë cdo ambasador në Tiranë dhe nuk lë fjalë pa thënë për ta. Unë nuk e bëj kështu politikën, nuk e mbështes këtë lloj politike”, u shpreh ai.