Sekretari i Përgjithsëhm Gazment Bardhi ka bërë një paralajmërim për një tjetër kryebashkiak. I ftuar në emisionin “Pesë pyetjet nga Babaramo”, Bardhi u shpreh se në ditët në vijim do të publikojë një tjetër denoncim për një kryebashkiak socialisht, por pa dashur të japë emrin. Bardhi shtoi gjithashtu se po pret dosjen e plotë për të publikuar emrin.
“Lefter Alla, rasti i fundit nuk është denoncim i opozitës, por i medias. Ai është një zyrtar i lartë që u konstatua të konsumonte lëndë narkotike. Kemi në proces verifikim edhe 10 raste kryebashkiakësh, përveç pesë rasteve të denoncuara, përveç këtij të fundit, që e denoncoi media. Kemi edhe raste që janë në fazë finale, të tjerat janë në proces verifikimi, janë të dënuar dhe nëse arrijmë ta dokumentojmë brenda disa ditëve. Bëhet fjalë për një dënim të marrë në një nga vendet e BE-së. Bëhet fjalë për një vepër të rëndë penale. Nuk dua të jap detaje. Vrasje, plagosje? Nuk përjashtohet. Kemi preferuar që për cdo indicie të bëjmë një verifikim tonin dhe më pas ti drejtohemi prokurorisë, pa hedhur baltë dhe për të qenë të sigurt në cdo denoncim. Presim të vërtetojmë me dokumente dënimin e personit në një nga vendet e BE-së. Një pjesë dyshohet ti kenë kryer veprat me identitet tjetër, një pjesë me identitetin e tyre në vendet e BE-së. Unë preferoj që të mos jap detaje për rastin pa pasur të plotë dosjen që provon indiciden që kemi siguruar nga burime të ndryshme tonat dhe të aleatëve tanë në Europë,”– u shpreh Bardhi.





