Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Grupit Parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka dhënë një prononcim për mediat.

Bardhi tha se mbështet qëndrimin e partnerëve që kërkojnë një parlament funksional.

Ai theksoi se funksionimi i parlamentit është motivi i vetëm për të cilën opozita është në një betejë për të fituar të drejtat e saj që nga data 5 tetor 2023.

“Ne mbështesim qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarëve që kërkojnë një parlament funksional, ku lejohet mbikëqyerja dhe kontrolli ndaj ekzekutivit. Funksionimi i parlamentit është motivi i vetëm për të cilën opozita në parlament është në një betejë për të fituar të drejtat e saj që nga data 5 tetor 2023. Grupi Parlamentar i PD-së që ditën ku ka depozituar kërkesat për Komision Hetimor ka qenë i gatshëm,  për të dialoguar me mazhorancën mbi çdp pretendim të tyre për kërkesat për Komision Hetimor”-tha ai.