Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përballur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku raportoi ministri i Financave, ndërsa deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda që të merrnin pjesë.
Në përfundim të mbledhjes, Bardhi dhe Nikolla u përballën në korridorin e Kryesisë së Kuvendit, aty ku po qëndronin deputetët e PD-së pasi nuk lejoheshin që të hynin në sallë.
Gazment Bardhi: Pse nuk u mbyllët atje 1 orë përpara? Kryetare, ky ëstë Parlamenti? Ndalu 2 sekondë se nuk të gjen gjë. Parlament privat është ky?
Lindita Nikolla: Është Parlamenti i popullit.
Gazment Bardhi: S’është as vila jote. Është Parlamenti i popullit. Është Parlamenti i popullit nuk është vila jote. Është Parlamenti i popullit. Nuk është vila jote me lekët e korrupsionit. Dakord? Të të vijë turp të të vijë!
Disa deputetë të opozitës që nuk u lejuan në mbledhje janë të përjashtuar me 10 ditë nga jeta parlamentare për shkak se penguan zhvillimin normal të seancës plenare të ditës së hënë.