Me debate ka nisur seanca plenare, pasi fjalën e mori kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Që në nisje të fjalimit të tij në foltore, kryedemokrati e ka nisur me akuza të ashpra.
Pas tij, menjëherë Kryetarja e Kuvendit ia ka dhënë fjalën Gazment Bardhit, i cili i është përgjigjur po me akuza Bashës, duke i treguar “kate në një kullë në Tiranë”.
Bardhi: U emocionova shumë veçanërisht nga kjo Aleanca e Kullave. Parafolësi është i vetmi që muaj e fundit ka marrë nja dy kate në një kullë dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca të kullave, numëro katet në kullat më të shtrenjta të tuat dhe familjarëve të tu. Je i vetmi njeri në këtë sallë i vetëshpallur kryetar. Nuk guxon të mbledhësh grupin. Je ti dhe 3 të tjerë që të shkojnë nga mbrapa. Nuk je përfaqësues i PD-së. Je i rikthyer pas një viti e gjysmë mungese gjoja për të bërë opozitën, por opozitën e ke me kolegët e tu, se me këta mbrapa nuk ta mban.