Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se kryeministri Edi Rama është përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Teksa poston në “Facebook” videon me premtimet e Ramës, Bardhi thotë se kryeministri i ka mashtruar qytetarët.

Sipas tij. Rama ka punuar vetëm për veten dhe jo për shqiptarët dhe se për këtë arsye ka ardhur koha që ai të largohet dhe jo qytetarët.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI:

Sa herë flet, Edi Rama vetëm gënjen. Sa më i bujshëm premtimi, aq më i madh mashtrimi. Ndiqeni në video si gënjen sot dhe çfarë ka premtuar para ardhjes në pushtet për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Paaftësia, etja për pasurim të paligjshëm përmes vjedhës, padrejtësia, hendeku i madh i krijuar nga pushteti, detyruan shqiptarët të ikin nga vendi.

Edi Rama ka punuar vetëm për vete, aspak për shqiptarët. Nuk ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka asnjë bilanc pune në dobi të shqiptarëve. Boll më me këtë kryeministër të paaftë!

Është koha të largohet Edi Rama, jo shqiptarët nga vendi i tyre. Është koha për ndryshim!