Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku shfaqet i vendosur për ndryshimet kushtetuese.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Bardhi ka ballafaqur deklaratat publike të kreut të qeverisë ndërsa shkruan se Rama kërkon gjithmonë të fshehë qëllimet e vërteta të ndryshimeve.

POSTIMI I BARDHIT

Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës. Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!