Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sinjalizimit të kryeministrit Edi Rama nga facebook për shpërndarjen e “fake news”-ve.
Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se Rama është përhapësi më i madh i lajmeve të rreme, teksa ka ndarë dhe një video kur shefi i qeverisë bënte këtë koment: “Sa pa dalë Facebook, budallain e njihte vetëm shtëpia e vetë”.
“Tani edhe Facebooku e konsideron atë si mashtrues. Nga premtimet që nuk realizohen kurrë e deri te” statistikat” që nuk ekzistojnë, Edi Rama është përhapësi me i madh i lajmeve të rreme në Shqipëri. Pas shtatë vitesh premtimesh boshe dhe pas dy mandateve me gënjeshtra, është koha për ndryshim.”





