Gazment Bardhi reagoi në rrjetet sociale pas lirimit të protestuesve të opozitës, Artan Hysenajt, Xhekson Dedajt, Erlis Sinës dhe Albi Kryeziut, të cilët u arrestuan pas protestës kombëtare të së hënës.

Bardhi shkruan se ata u rrëmbyen nga Policia e Shtetit, por nuk u trembën dhe as u dorëzuan, duke shërbyer si shembull i rezistencës.

Ai falenderoi protestuesit për qëndrimin dhe sakrificën e tyre, ndërsa gjykata konstatoi se arrestimet ishin bërë me porosi të grupeve kriminale.