Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është drejtuar ministres Balluku duke i përmendur disa nga personat të cilët akuzohen për korrupsion e që aktualisht po hetohen e gjykohen nga SPAK.

Ai i tha Ballukut që të mos flasë në Kuvend për zgjedhje.

“Mos fol këtu për zgjedhje. Krahun e djathtë që blinte vota për llogarinë tuaj në Dibër, e keni sot në burg. Elvis Berberi, drejtori jot që merrte paratë e taksapaguesve, i çonte tek kompania e tij e më pas blinit vota. Krahun e majtë, Ceno Klosin, e ke kandidat për në burg. Shoqërues të drejtorit që kishit në krahë të djathtë. Prandaj lëri komentet këtu” i tha Bardhi Ballukut.