Gazment Bardhi ka rikthyer nënkryetarin e Rithemelimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin në grupin parlamentar.

Në një dokument të dorëzuar në Kuvend, Bardhi informon kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla për revokimin e vendimit të 15 janarit 2022 për përjashtimin e Bylykbashit nga grupi i PD.

Sipas dokumentit, grupi parlamentar, në një mbledhje të 19 shtatorit 2023 ka vendosur revokimin e vendimit të 15 janarit dhe rikthimin e Bylykbashit.