Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që deputeti i PD Gazmend Bardhi të thirret si dëshmitarë në seancën në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan.
Në seancë gjykata ka thirrur si deshmitare familjarët e viktimës Pjerin Xhuvani , por që nuk u paraqiten, se bashku me avokaten Rezarta Tahiraj.
Prokuroret Ritvan Sukaj, Platina Alickaj kanë kërkuar që përvec 59 deshmitarëve të thirret edhe drejtuesi politik i grupit të punes të PD ne Elbasan Gazmend Bardhi.
Kjo kerkese e ka detyruar gjykatën të tërhiqet për të marrë vendim për kërkesen e prokuroreve.
Pas tërheqjes për vendim, gjykata e hodhi poshtë vendimin e prokurorisë me arsyetimin se Bardhi duhet të ishte thirrur më herët në proces.