“38% nga kostoja e shpenzimeve të një biznesi shkojnë për energjinë elektrike. Në vendet e rajonit si për shembull në Serbi e Bullgari, kostoja e energjisë elektrike është jo më shumë se 20%. Në këtë pikë ne kemi humbur konkurrencën me bizneset e  rajonit, për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike. Kostoja tek ne nuk është e përllogaritur në mënyrë reale. Prodhimi i energjisë elektrike në vendin tonë ka koston më të ulët në të gjthë botën. Kostoja reale është 1.5 lekë dhe ne si biznes na shitet  15 cent”,-  i këtij mendimi është Bardhyl Balteza, pronari  i  fabrikës së  riciklimit “Edi Pak”, me qendër në Durrës. 

Kostot janë shumë të shtrenjta, sepse në vendin tonë karburanti kushton 30 ose 40% më shtrenjtë se vendet e rajonit, po kështu edhe transporti ujor e ajror dhe telefonia fikse dhe celulare.Të gjtha këto sjellin frenim të investimeve të huaja në vendin tonë, përveçse rrisin kostot e biznesit që ushtron aktivitet në vendin tonë. 

K.H.