Interi arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Sampdorias së Dejan Stankoviç në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 12-të në Serinë A italiane.

Golat për ekipin e drejtuar nga Simone Inzagi u shënuan nga Stefan De Vraj në minutën e 21′, Nikolo Barela në minutën e 44′ dhe Hoakin Korrea në minutën e 73′.

Ai që ra më shumë në sy ishte sërish Nikolo Barela, i cili në ndeshjet e fundit të Interit ka qenë vendimtar me gola dhe asiste, duke kaluar një periudhë fantastike.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, Nikolo Barela ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit të Interit në Serinë A, më parë vetëm tre mesfushorë të Interit e kanë bërë një gjë të tillë në epokën e tre pikëve për ndeshje, Kambiaso në vitin 2008, Perisiç në vitin 2016 dhe Çalhanollu në vitin 2021.

Një statistikë e veçantë kjo për italianin 25-vjeçar që hyn në historinë e Interit.Aktualisht, zikaltërit pas 12 javësh kampionat, renditen në vendin e 5 me 24 pikë, duke koleksionuar 8 fitore, asnjë barazim dhe 4 humbje, me një golavarazh 25-17.

Vlen të theksohet se ishte fitorja e mbrëmshme ndaj ekipit dorian, ishte e katërta radhazi në kampionat dhe e shtata në total në të gjitha kompeticionet pa humbje.