Itali, 26 korrik 2014 – Një shtetase zvicerane, 26 vjeçare u ndalua nga doganierët barezë, sapo zbriti nga trageti “Claudia 1” i kompanisë “Adria Ferries”. Zvicerania u arrestua, sepse ju gjetën në një kuti kartoni 44 copë fishekë kalibër 9 x 21 mm. Ky lloj fisheku është i rrallë dhe special, sepse i përket klasit Gyurza i projektuar për të depërtuar jelekët antiplumb, edhe kur qëllohet nga pistoleta. Turistja zvicerane u denoncua për shkelje të nenit 38 të ligjit TULPS.
Tashmë në portet italiane është dhënë alarmi për të pritur çdo lloj kontrabande të mundshme nga portet shqiptare, sidomos ai i Durrësit. Kontrabanda varion nga droga, te armët, te mallra markash të njohura të falsifikuara e deri te ilaçet kubaneze të dëmshme për shëndetin apo dhe te breshkat, specie në rrezik zhdukje.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





