Itali, 14 prill 2014 – Roja e Financës dhe Dogana italiane në Bari, në sajë edhe të një informacioni të kolegëvë finacierë të vendosur në Durrës, bënë “bingo”. U zbuluan plot 1350 kg. kanabis të ambalazhuar në 1200 pako. Droga ishte e futur në arka druri poshtë një ngarkese me produkte çimentoje, që shërbente si ngarkesë e ligjshme për të maskuar drogën.

Financierët e theksojnë se kjo është ngarkesa më e madhe me kanabis e kapur në Portin e Barit këto 7 vitet e fundit. Vlera e saj me çmimin e shitjes me pakicë shkon në 14 milion euro. U arrestua menjëherë shoferi shqiptar i kamionit i moshës, një 55 vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Po hetohet intensivisht për të zbuluar anëtarët e organizatës keqbërëse, që ka aftësi të “eksportojë” nga Shqipëria të tillë sasi droge. Po ashtu italianët po hetojnë një bashkëpunim të mundshëm të trafikantëve me segmente të devijuara të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/