BARI, 16 tetor 2013 – Një sasi e konsiderueshme bizhuterish, droge dhe orësh luksi u konfiskuan nga financierët në bashkëpunim me doganën dhe policinë kufitare, gjatë kontrolleve në një autobus që ishte gati të imbarkohej për Durrës nga porti i Barit. Gjithçka ishte fshehur brenda një frigoriferi. Ishin rreth një kilogram unaza të kushtueshme, varëse dhe vathë, disa smart-phone, 4 kuti me morfinë, 5 EPO (eritropoetinë) dhe 2 orë luksoze, Panerai dheFestina. Drejtuesi i automjetit dhe një prej bashkatdhetarëve të tij shqiptarë u denoncuan për vjedhje dhe kundërvajtje me drogat e barnat. Po vazhdojnë hetimet për të gjetur pronarët e ligjshëm të orëve, bizhuterive dhe pajisjeve celulare, njoftoi La Gazzetta del Mezzogiorno.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/