Shishet me alkool janë “mikeshat e zemrës”, që Alexander Shtifanov mban në ajër netëve, sepse ai është baristi më i famshëm në botë për magjinë që demonstron në banak. Ky djalë rus është shumë artist në kombinimet e koktejeve që përgatit, aq sa e gjithë bota ka etje për një gotë speciale nga fantazia e tij.

Prestigjiatori i lojës me shishe, mbrëmjen e 20 gushtit dha spektaklin e parë në Shqipëri, si i ftuari ideal për hapjen e një bari në Durrës, i specializuar për kokteje unike.

Të pranishmit në festën e inaugurimit kishin fatin të provonin kombinimet e baristit në majën e suksesit botëror, dhe të filmonin me aparate celularë lëvizjet e tij të shpejta.

Kjo është hera ime e parë që shkel në Shqipëri dhe ndihem i lumtur. Jam barist, dhe e dashuroj profesionin tim. Por, fakti që jam gjithë kohës në udhëtim nga një shtet në tjetrin më bën të mbetem te dashuria ime e parë dhe e fundit: puna e ime. Besoj më kuptoni sa të vështirë e kam të mbaj një lidhje dashurie stabël, kaq shumë sa udhëtoj”, tha Alexander për gazetën “Panorama”.

I ftuari special ishte i duhuri për hapjen e këtij bari pranë bregdetit të Durrësit, ku gotat me shumëllojshmëri shijesh nga më të veçantat do të jenë specialiteti i “Koi Mixology”. Shtifanov, i cili kryeson toplistën e baristëve profesionistë ndërkombëtarë, dha shoë-n e tij në qytetin bregdetar pasi ka shkelur në mbi 30 vende të botës. Ai tregoi aftësitë e paimagjinueshme në performanca disaminutëshe, duke kërcyer nga një banak në tjetrin me lëvizjet e një akrobati, që dërgonte lëngjet me radhë te klientët e mahnitur, pasi u kishte fluturuar më parë përreth kokës.

Luksi që mund ta prekin të gjithë

E keni imagjinuar veten të rrethuar nga freskia që sjell deti dhe magjia që krijon mbretëria e peshqve? “Koi mixology bar” është pikërisht kjo ndjesi kaq e bukur, ky frymëzim për të krijuar diçka speciale edhe në Shqipëri.

Po pse në Durrës? Ideatori dhe pronari është një djalë durrsak, i cili zgjodhi vendlindjen e tij të dashur për të investuar, pasi ky qytet bregdetar mbi çdo qytet tjetër meriton një bar të tillë, sipas tij. E nëse do t’ju duhet të kërkoni një vend të botës në elementet e barit ku dominojnë e bardha dhe bluja, do të jetë e vështirë, pasi aty do të gjeni grimca nga e gjithë bota. Detajet më të bukura të çdo shteti, kanë shërbyer si frymëzim për të sjellë këtë risi në Shqipëri me një projekt kaq unik, i paparë askund. /Panorama