7 korrik 2015 – Një bari ka gjetur disa eshtra në malin e Gramozit, pranë ish-postës kufitare (verore) Starje.
Pasi kuptoi se ato eshtra i përkisnin trupit të një njeriu, bariu njoftoi policinë.
Grupi hetimor, mësohet se ka shkuar rreth orës 19:00 të së dielës në zonën e pabanuar, ku ekspertët e mjekësisë ligjore gjetën edhe një palë këpucë dhe rroba.
Paraprakisht dyshohet se eshtrat i përkasin seksit femër, por vijojnë hetimet dhe puna nga ana e policisë për dokumentimin e plotë të ngjarjes
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/