Kreu i FRPD Durrës Artion Barjamaj ka reaguar pas caktimit të kreut të OSHEE, Adrian Çela si koordinator i PS në qytetin bregdetar.
Sipas Barjamajt, vendosja e Çelës në këtë detyrë tregon qartë dy qëllimet e Ramës për Durrësin:
“1.Të blejë votat nëpërmjet kreut të OSHEE.
2.Të rikthejë klanin e “Vangjush Betonit” në krye të PS Durrës, kjo pasi PS Durrës është e përçarë dhe e shpartalluar në të gjitha drejtimet. Vetë baza e PS është shumë e pakënaqur me këtë qeverisje.”,- shkruan Barjamaj.
Po sipas kreut të FRPD Durrës, Çela vjen në Durrës vetëm për fushatë ose për pushime.
“Me të vërtetë është për të ardhur keq për PS Durrës. Edhe pse ka njerëz shumë të përgatitur, ka investuar në njerëz pa formim të mirë, me komunikim të cekët dhe me reputacion shumë të ulët. Prandaj detyrohet Rama të rikthejë kreun e OSHEE i cili vjen në Durrës vetëm për fushatë ose për pushime.” – shkruan ndër të tjera Barjamaj në postimin e tij në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Ditën e djeshme kryeministri Rama emëroi si koordinator të PS z.Adrian Çela.
Z.Çela njihet për karrierën dhe përfitimet e tij të gjata në administratën shtetërore qëndrore dhe lokale. Në fakt, ka rreth 13 vjet që është në pushtet dhe përfiton të ardhura nga taksapaguesit Shqiptarë. Karriera e tij publike fillon në vitin 2007 si nënkryetar i bashkisë Durrës, një periudhë e shkurtër si inspektor dhe prej vitit 2014 drejtues i OSHEE(Burimi: CV e tij online).
Por kjo është vetëm pjesa që dihet publikisht për z.Çela.
Ato që dihen por nuk thuhen janë se:
•nga raportimet në terren, në fushatën e vitit 2017, ka qënë një ndër eksponentët e PS më të përfshirë në proçesin e blerjes së votave.
•zotëria njihet si një ndër njerëzit më të besuar të ish kryetarit të Bashkisë Durrës, i ashtuquajturi “Vangjush Betoni”.
Vendosja e një figure të tillë tregon qartë qëllimet e Ramës me Durrësin:
1.Të blejë votat nëpërmjet kreut të OSHEE.
2.Të rikthejë klanin e “Vangjush Betonit” në krye të PS Durrës, kjo pasi PS Durrës është e përçarë dhe e shpartalluar në të gjitha drejtimet. Vetë baza e PS është shumë e pakënaqur me këtë qeverisje.
Me të vërtetë është për të ardhur keq për PS Durrës. Edhe pse ka njerëz shumë të përgatitur, ka investuar në njerëz pa formim të mirë, me komunikim të cekët dhe me reputacion shumë të ulët. Prandaj detyrohet Rama të rikthejë kreun e OSHEE i cili vjen në Durrës vetëm për fushatë ose për pushime.
Është për të ardhur keq gjithashtu për kryeministrin Rama që pas 8 vitesh pushtet, nuk ka bilanc sukseses dhe detyrohet ta bazojë të gjithë strategjinë e tij tek blerja e votave.
I bëjmë thirrje qytetarëve të Durrësit të MOS E SHESIN VOTËN!
Mos shisni dinjitetin tuaj, por votoni me arsye, drejtësi dhe llogjikë.
Në botë janë vrarë njerëz për të fituar të drejtën e votës, është e shenjtë. Ne e shesim kaq lehtë këtu.





