Kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj ka ironizuar me një status në rrjete sociale atë që Rama dhe Spiropali e konsiderojnë fitore.
“Nuk e dinë se në ç’filxhan kafeje shohin fitoren Rama me Spiropalin”,- e nis Barjamaj postimin e tij, ndërsa rendit më poshte disa nga konkluzionet që FRPD Durrës nxjerr pas takimeve të përditshme me qytetarë.
“•Pakënaqësia ndaj qeverisë është në nivele ulëritëse. Shumê votues të majtë të 2017 nuk do votojnë fare ose do votojnë opozitën.
•Të vetmit që do votojnë qeverinê do jenë ata që kanë një vend pune në administratë dhe se kanë frikë se do i heqin nga puna.
•Ka një mobilizim më të fortë të elektoratit të djathtë për të dalë për të votuar.
•Ka një elektorat gri i cili ka tendencë të dali të votojë opozitën por që pret kandidaturat e duhura nga opozita dhe pret te kontaktohet nga strukturat partiake opozitare.
•Programi opozitar ka patur impakt pozitiv tek njerëzit, të paktën tek ata që e kanë lexuar”,- shkruan Barjamaj në statusin e tij.
Postimi i plotë:
Nuk e dinë se në ç’filxhan kafeje shohin fitoren Rama me Spiropalin, por si FRPD Durrës dimë t’ju themi se nga takimet e përditshme në terren na rezulton se:
•Pakënaqësia ndaj qeverisë është në nivele ulëritëse. Shumê votues të majtë të 2017 nuk do votojnë fare ose do votojnë opozitën.
•Të vetmit që do votojnë qeverinê do jenë ata që kanë një vend pune në administratë dhe se kanë frikë se do i heqin nga puna.
•Ka një mobilizim më të fortë të elektoratit të djathtë për të dalë për të votuar.
•Ka një elektorat gri i cili ka tendencë të dali të votojë opozitën por që pret kandidaturat e duhura nga opozita dhe pret te kontaktohet nga strukturat partiake opozitare.
•Programi opozitar ka patur impakt pozitiv tek njerëzit, të paktën tek ata që e kanë lexuar.
Sot me FRPD Durrës 1 ishim me takimet “derë më derë” në 4 lagje njëkohësisht, ndër të cilat L.18/2, 18/3 dhe 6.
Mirënjohje për çdo familje që u tregua e sjellshme me ne, qoftë votuese e qeverisë apo opozitës.
Falenderojmë strukturat e PD të lagjeve 18/2 Kujtim Shala, 18/3 Neritan Golja, 6 Edlir Aleksi për mbêshtetjen…





