Kreu i FRPD-së Durrës, Artion Barjamaj ka shpjeguar veprimin simbolik që kryen dje të rinjtë gjatë protestës, teksa përqafuan efektivët e Policisë të rreshtuar para Drejtorisë.
Bajramaj thotë se “Protestuesit në Durrës kishin përballë polica me moshë mbi 50-vjeçare. Beteja jonë nuk është me policët rrogëtarë 500 mijë lekësh, ata nuk mbajnë përgjegjësi për policin që vrau. Betejën tonë ne e kemi me shefat e tyre, me drejtorin e policisë Ardi Veliun, me shefin e qeverisë Edi Ramën. Ata janë përgjegjës që policia është në këtë gjendje.”
“Këta protestues që përqafuan policët rrogëtarë 500 mijë lekësh brohoritën gjithashtu RAMA IK, sepse e dinë që peshku qelbet nga koka”, shkruan ai ndër të tjera.
STATUSI NGA ARTION BARJAMAJ
Protestuesit në Durrës kishin përballë polica me moshë mbi 50 vjeçare. Beteja jonë nuk është me policët rrogëtarë 500 mijë lekësh, ata nuk mbajnë përgjegjësi për policin që vrau. Betejën tonë ne e kemi me shefat e tyre, me drejtorin e policisë Ardi Veliun, me shefin e qeverisë Edi Ramën. Ata janë përgjegjës që policia është në këtë gjendje.
Prandaj edhe protestuesit dje përcollën një mesazh, që policat e thjeshtë nuk janë fajtorë për papërgjegjshmërinë e shefave të tyre. Inatin t’ia nxjerrim atyre që kanë fajin dhe përgjegjësinë.
Përqafimi i policëve të thjeshtë nuk do të thotë aspak se është një falje ndaj aktit të pafalshëm të policit mik të shefave dhe të ish ministrit. Edhe dje këto protestues që përqafuan policët kërkuan largimin e e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe reformimin e kupolës drejtuese të policisë.
Këta protestues që përqafuan policët rrogëtarë 500 mijë lekësh brohoritën gjithashtu RAMA IK, sepse e dinë që peshku qelbet nga koka.
Drejtësia për Klodianin do të vijë kur të largohet Ardi Veliu dhe Edi Rama, sepse vetëm atëherë mund të ketë një hetim të paanshëm të ngjarjes.





