Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrogues, mund të jetë në pritje të një bebeje dy vjet nga lindja e Alana Martinas.

Modelja është fotografuar nga e përjavshmja "Gentre" gjatë pushimeve, ku e veshur me bikini duket barku dyshues, çka shton dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Gjatë udhëtimit në Mesdhe, Ronaldo dhe familja e tij po e kalon duke u zbavitur në uje dhe diell. Ato që ka tërhequr vëmendjen më shumë janë format e Georginas që shfaqet me bikini, duke treguar format shpërthyese më shumë se asnjëherë.

Pas Cristiano Jr (10 vjeç), binjakeve Eva e Mateo (2 vjeç) e Alana Martina, për sulmuesin e Juve ai që mund të vijë mund të jetë fëmija i pestë.