27 shkurt 2015 –   Igli Kamberi, 30 vjeç u arrestua sëbashku me një italian, për atentatin e kryer më 20 janar 2015 kundra kryetarit të grupit të këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike Italiane në Bashkinë e Barletës. Igli ishte personi, që po ngiste motorçikletën, me të cilin ai dhe atentatori tjetër hapën zjarr për të vrarë këshilltarin e bashkisë.

Igli Kamberi ka një sërë precedentësh penalë. Ai, në vitin 2010 është burgosur vetë i shtatë bashkë me disa shqiptarë (femra e meshkuj) dhe italianë për dhënie parash me fajde. Në nëntor 2012 është arrestuar bashkë me një italian, për trafikimin e 11 kg marijuanë. Në këtë rast, Igli vepronte si ushtar i bosit mafioz Cannito të zonës së Gravinës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/