Nga Eduard Zaloshnja
TIRANE, 17 dhjetor 2013 -Vetëm tre muaj pas betimit zyrtar, kuota pozitive e kabinetit ministror të përzgjedhur nga Edi Rama ka rënë nën nivelin kritik 50%, në sondazhin periodik BAROMETËR24, të zhvilluar nga Eduard Zaloshnja për televizionin NEWS24. Aktualisht, vetëm 47% e të anketuarve në kampionin prej 1200 votuesish aktivë urbanë kanë opinion pozitiv për ekipin e minstrave, ndërkohë që 57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën aktuale në 23 qershor.
Kampioni i BAROMETËR24 anketohet periodikisht çdo muaj dhe është përzgjedhur në fillim të tetorit ndër 2850 qytetarë të kontaktuar me telefon fiks, në mënyrë që të jetë i balancuar gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht. Rreth 96% e të anketuarve të kampionit kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa 4% të tjerë kanë qenë pjesëmarrës në 2011 dhe/ose në 2009. MAKSIMUMI I MARZHIT TË GABIMIT STATISTIKOR për kampionin është Plus/Minus 2.8%.
Perceptimi për dy drejtimet kryesore të qeverisjes – rendin dhe ekonominë – ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm në muajin e fundit. Aktualisht, vetëm 43% e të anketuarve të BAROMETËR24 mendojnë se situata e rendit po përmirsohet nën qeverisjen e re, nga 61% që mendonin kështu një muaj më parë. Vetëm 41% mendojnë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti, nga 55% që mendonin kështu një muaj më parë. Ndërkohë, vetëm 36% e të anketuarve mendojnë se reforma në sistemin e drejtësisë do ta "shërojë" së shpejti atë.
Kuota pozitive për Kryeministrin Rama ka pësuar një rënie prej 4 pikë përqindje këtë muaj, ndërkohë që vetëm 1/3 e të anketuarve që kanë opinion pozitiv për Ramën e kanë shumë pozitiv opinionin për të (para një muaji, 2/3 e tyre kishin opinion shumë pozitiv). Kuotat pozitive për PD-në dhe kryetarin e saj Basha kanë mbetur të pandryshuara këtë muaj (përkatësisht 30% dhe 40%), ndërsa kuotat pozitive të LSI-së dhe kryetarit të saj Meta kanë pësuar një përmirësim modest prej 2-3 pikë përqindje. Më poshtë vijojnë të dhënat e hollësishme të anketimit, i cili u zhvillua me telefon në periudhën 10-16 dhjetor (Grafikët janë bashkëngjitur).
A mendoni se sistemi i drejtësisë do të “shërohet” së shpejti?
Po Jo Nuk e di
36% 61% 3%
A e përdorni rripin e sigurisë kur udhëtoni si shofer apo pasagjer?
Rregullisht Disa here Asnjëherë
49% 23% 28%
A mendoni se gjendja ekonomike e familjes suaj do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 49% 26% 25%
Nentor 48% 29% 23%
Dhjetor 39% 37% 24%
A mendoni se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e mirë pas një viti?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 55% 28% 17%
Nentor 55% 30% 15%
Dhjetor 41% 38% 21%
A mendoni se situata e rendit po përmirsohet nën qeverisjen aktuale?
Muaji Po Jo Nuk e di
Tetor 60% 21% 18%
Nentor 61% 25% 14%
Dhjetor 43% 53% 4%
Opinioni për Kryeministrin Rama
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 57% 39% 4%
Tetor 57% 34% 9%
Nentor 56% 36% 8%
Dhjetor 52% 37% 11%
*57% e të anketuarve kanë votuar për mazhorancën e majtë në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 4% janë votues aktivë që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Gr. Parlamentar PS
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 42% 39% 19%
Tetor 47% 36% 17%
Nentor 47% 37% 16%
Dhjetor 47% 38% 15%
*42% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 19% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Kreun e PD, Basha
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 30% 57% 13%
Tetor 41% 44% 15%
Nentor 40% 45% 15%
Dhjetor 40% 45% 15%
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për mazhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Gr. Parlamentar PD
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 30% 57% 13%
Tetor 29% 51% 20%
Nentor 30% 55% 15%
Dhjetor 30% 56% 14%
*30% e të anketuarve kanë votuar për PD-në në 23qershor, 57% kanë votuar për mazhorancën e majtë, dhe 13% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Kryeun e LSI, Meta
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 10% 39% 51%
Tetor 44% 39% 17%
Nentor 44% 40% 16%
Dhjetor 46% 40% 14%
*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
Opinioni për Gr. Parlamentar LSI
Muaji Pozitiv Negativ Asnjanës
23 Qershor 10% 39% 51%
Tetor 37% 39% 24%
Nentor 37% 40% 23%
Dhjetor 40% 40% 20%
*10% e të anketuarve kanë votuar për PS-në në 23qershor, 39% kanë votuar për opozitën e djathtë, dhe 51% janë votues aktivë që kanë votuar për parti të tjera ose që nuk votuan në 23 qershor për arsye të ndryshme.
/News24/





