Mediat e huaja shkruajnë se Barron Trump është student i vitit të parë në Universitetin e Nju Jorkut dhe ka pak ndërveprim social. Sipas Daily Mail, djali i vogël i Donald Trump gjithmonë ka luftuar për t’u përshtatur.
Barron udhëton vajtje-ardhje drejt kampusit me një ‘SUV’ dhe ulet në pjesën e pasme të klasës me rojet e tij të sigurisë. Megjithatë, studentët e tjerë e përshkruan atë si miqësor dhe të qetë.
Disa studentë thanë se ishin të hapur për të “gjykuar” Barron për meritat e tij dhe nocioneve të paracaktuara për familjen e tij.
“Ndjehem shumë keq për të, ai nuk e zgjodhi këtë jetë”, – tha një studente, duke shtuar se ajo ndjehej “e emocionuar dhe e intriguar nga perspektiva që personeli i Shërbimit Sekret të ishte në kampus”.
Një tjetër studente tha se do të konsideronte patjetër një miqësi me 18-vjeçarin Barron Trump.