Durrës, 28 gusht 2014 – Av. Altin Goxhaj ka mbi 20 vjet që është OJQ-ërs profesionist d.m.th. e nxjerr bukën e gojës duke ngrënë në fillim fondet, që jepnin të huajtë për OJQ-të shqiptare (kryesisht rinore).
Më vonë me kalimin e viteve nuk mund të mbronte më kauza rinore, kështu që mbrojti çdo kauzë OJQ-sh, që arrinte të thithte fonde.
Me kalimin e viteve OJQ-rsa më të rinj në moshë, më dinamikë, më diabolikë, më oksidentalë e konkuruan denjësisht përsa i përket fondeve të ardhura nga të huajt.
Av. Altini atëhere filloi të merrte fonde nga politikanë shqiptarë gjithnjë si OJQ-ërs profesionist. Me qëllim që lexuesi të kuptojë thelbin e Av. Altinit OJQ-ërs profesionist, po shkruajmë barsaletën e mëposhtme:
Dy aktivistë hollandezë të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të homoseksualëve shkojnë në një fshat të Labërisë për të bërë propagandë pro gay. Në klubin e fshatit pyesin fshatarët a ka homoseksualë në fshatin e tyre. Fshatarët e revoltuar i hidhen në fyt hollandezëve. Ata i shpjegojnë se fshati i tyre është fshat burrash trima e jo pederastësh. Ata me ulërima i thonë hollandezëve, që nga ky fshat kanë dalë 130 partizanë, 29 dëshmorë, 4 Heronj të Popullit dhe dy anëtarë të Byrosë Politike, kështu që lipsuni tutje se keni të bëni me burra heronj, jo me homoseksualë.
Hollandezët qetësisht u kërkojnë ndjesë për gabimin e u thonë: “Na falni se e dinim ndryshe”.
“Ne menduam që për të promovuar kauzën e homoseksualëve të persekutuar shqiptarë, çdo pederasti të fshatit t’i jepnim nga 10 000 euro”, thanë hollandezët.
Më trimi i fshatit e zë për krahu zotërinë (zonjushën) hollandeze dhe i thotë: “Ndalu more mik ndalu, se në fshatin tonë gjithë djemuria gay është, por fatkeqësisht deri tani në fshat nuk na kanë ardhur investitorë seriozë si puna e juaj!!!!!!!!!!!!!!!”
Lexuesit duhet ta gjejnë vetë se cilët janë investitorët seriozë, që kanë disa vjet, që investojnë për OJQ-në e av. Altin Goxhajt.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





