Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme kryetarët e degëve të Partisë Demokratike.
Mbledhja e nisur 3 orë më parë ka përfunduar. Mësohet se tema e diskutimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore.
Ne lidhje me çështjen Berisha, Basha ka thënë: Nuk e bunkerizojmë PD-në, për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku ynë i vetëm është Edi Rama.
Ndërkohë kryetari i PD Gjirokastër, Dasho Aliko i ka thënë Bashës se duhet të dalë në terren të kuptojë atë çfarë po ndodh me PD-në pas vendimit të tij për përjashtimin e Berishës.





