Miratimi i draftit final të Reformës në Drejtësi ka futur në ngërç të madh të gjitha palët politike. I gjithë debati është te mënyra se si do të formohen katër institucionet e reja që krijohen nga Reforma.
PD-ja kërkon që ajo të ketë përfaqësuesit e saj në raport 3-2 për maxhorancën, siç ishte rënë dakord për vetingun, ndërkohë që PS e kundërshton.
Rreth 50 minuta ka qenë takimi i Bashës me Metën dhe ambasadorët në Kryesinë e Kuvendit. Pas daljes, ka qenë i qeshur dhe pyetjeve të gazetarëve i është përgjigjur thjesht, shkurt dhe vetëm me një gjë: Jemi ne negociata.





