Kreu i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi në degën 6 në Tiranë, ku prezantoi kandidatët për deputetë, akuzoi qeverinë Rama për 12 vite korrupsion, duke theksuar se në katër vitet e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Sipas Bashës, qeveria ka bërë “pazar për interesa personale”, duke e çuar vendin drejt rritjes së çmimeve, largimit të të rinjve dhe dobësimit të ekonomisë. Ai e përshkroi këtë fenomen me një shprehje tashmë virale: “7×7=313”, që sipas tij simbolizon matematikën e korrupsionit në Shqipëri.
Basha tha se shqiptarët meritojnë drejtësi dhe mirëqenie, jo një ekonomi të kapur nga interesat e ngushta të pushtetit. Ai u zotua për ndryshim të thellë, ku suksesi dhe mirëqenia të vijnë nga merita dhe puna e ndershme, jo nga lidhjet me pushtetin.