Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin e 1990, duke e cilësuar si ditën që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe që ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thekson se 31 vite më vonë, thirrja “Për Shqipërinë si gjithë Europën” mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve.
Kryedemokrati thekson se sot në këtë 8 dhjetor jemi përballë diktaturës së korrupsionit.
“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë. 31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.
Gëzuar 8 Dhjetorin!”, shkruan Basha.





