Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë thotë se dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi mund të përçajnë demokratët me njohjen e fitores së Edi Ramës në 25 Prill.

Si Shehaj dhe Harxhi kanë deklaruar më herët se Rama arriti të fitojë zgjedhjet parlamentare për shkak të strategjisë së gabuar dhe mos oranizimit në mënyrë të duhur nga ana e PD-së.

Gjithashtu Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit kanë hyrë në histori si masakër zgjedhore.

“25 prilli është masakër zgjedhore, nuk mund dhe nuk do të pranohet e njihet kurrsesi. Dhe autorit të kësaj masakre nuk mund t’i shtrimë dorën, por do t’i ofrojmë vetëm një gjë, betejën për ta larguar. Gara e brendshme sot është një garë e vlerave tona, për respektin…Jemi të gatshëm dhe gati për të administruar daljen nga kriza. Por dorëzimi përballë atyre që 25 prillin e konsiderojnë një fitore të Ramës, mund të sjellë përçarje. Nxitimi nuk mund të përbëjë arsye për atë që ndërtuam së bashku. 25 prilli është masakër zgjedhore”, u shpreh Basha.