Lulzim Basha, iu është përgjigjur sërish akuzave të Gazment Bardhit, i cili gjatë seancës së sotme plenare, tha se kreu i PD-së zyrtare,  ka përfituar dy kate në një kullë shumë të shtrenjtë në Tiranë.

Basha i cilësoi shpifje akuzat e Bardhit, ndërsa për këtë të fundit tha se është avokat i babait të Shkëlzen Berishës, që deri e dje e sulmonte.

Më tej Basha theksoi se familjarët e tij kanë transparent çdo transaksion.

“Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi”, tha Basha.