TIRANE,9 shtator 2013- Partia Demokratike ka mbledhur grupin e saj parlamentar, per te komanduar kreun e ri te grupit parlamentar. Mbledhjen e ka nisur kreu i PD-se, Lulzim Basha me nje falenderim per punen e bere nga deputetet dhe qeverisjen demokratike. Basha ka numeruar reformat e bera gjate qeverisjes se Berishes per anetaresimin ne NATO, MSA dhe rrugen e shtruar drejt integrimit ne BE. 
“Qeverisa Berisha eshte dhe do te mbetet nje histori e pakrahasueshme suksesi. Ata qe kane ardhur sot ne pushtet do te duhet t’i bejne llogarite dhe bilancin e saj, jam krenar qe kam qene pjese e kesaj qeverie”- tha Basha. 
Ai kerkoi nga zyrtar e larte te PD te jene pararoja e nje opozite te forte ne Kuvend dhe jashte tij. “Vijme nga nje pervoje e cmuar dhe i kemi potencialet te bejme opoziten me efikase qe ka njohur vendi. Ne e dime qe rrotacioni ehste atribut jetedhenes i demokracise. Ne shpalosem vlerat e kalimit te rregullt e te pergjegjshem te pushtetit”- tha ai, duke akuzuar opoziten per vjedhje e blerje votash per tjetersimin e rezultatit. 
Basha ka garantuar se opozita e sotme nuk do te jete ajo e baltes, shpifjeve, bllokimit dhe dhunes verbale, por nje opozite e forte e fakteve. Ai premtoi se grupi do te angazhohet te monitoroje cdo dite mbajtjen e premtimeve te maxhorances se re. “Ne nuk do te lejojme genjeshten elektorale, kush terhiqet nga mbajtja e premtimeve do te perballet me pasojat”- ka thene ai. 


Kreu i Grupit Parlamntar

“Panorama” shkruan sot se deputeti i qarkut të Tiranës, Edi Paloka, do të komandohet nga kryetari Basha si kreu i Grupit Parlamentar. 

Forma e zgjedhjes së tij do të jetë komandimi, për shkak se sipas statutit të Partisë Demokratike kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar. Ky forum do të mblidhet vetëm pas zgjedhjeve të reja që do të bëhen në parti, sipas të gjitha gjasave në muajin dhjetor, kur të mblidhet edhe Kuvendi kombëtar. 
Emërimi i Palokës si kryetar i Grupit Parlamentar vjen pasi ai në katër vitet e kaluara mbajti pozicionin e nënkryetarit të Grupit, të cilin e drejtoi Astrit Patozi. Në mbledhjen e sotme gjithashtu pritet të zgjidhet edhe ministri në detyrë i Drejtësisë, Eduard Halimi, në pozicionin e nënkryetarit të Grupit. Njësoj si Paloka, kryesuesi i listës së PD-së në qarkun e Durrësit ka mbajtur në legjislaturën e kaluar (deri në momentin që u bë ministër) pozicionin e sekretarit të Grupit Parlamentar demokrat.