Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha duket se i përgjigjet Erion Braçes, i cili fajësonte qytetarët për konfliktin e Velipojës, dhe shkruante se do të ishte më mirë që bregdeti të menaxhohej nga shteti dhe jo nga privati.

“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan kreu i PD.