Në një kohë kur Partia Demokratike po zien për gjetjen e një formule bashkimi, ish-kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë me familjen në Kosovë.
Ndalesa e parë ishte Prizreni, ku Basha së bashku me familjen kanë vizituar muzeun e Lidhjes së Prizrenit.
“Fundjavë e veçantë me Aurelën, Dafinën dhe Viktorian në Kosovë. Ndalesa e parë në Prizrenin e historisë dhe bukurive të shumta natyrore”.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë ai është takuar dhe me ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës Enver Hoxha.
“Një nip Kosove në Kosovë! Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit”, shkruan Hoxha në facebook.