Kreu i PD Lulzim Basha ka folur jashtë selisë blu për rëndësinë që ka për Shqipërinë, për integrimin e saj në BE dhe për një sistem drejtësië të pavarur vota pro e zgjatjes së afateve të mandatit të vetingut.
Basha u shpreh se brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur
“Reforma në drejtësi ka patur ecejaket e saj. Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur. Ka një dhe vetëm një shanc qe Shqipëria të behët pjesë e europës, që politikanët të shkojnë në burg dhe kriminelët mos jenë në parlament e bashki. Një proces i nisur do mbetej në mes e do nderprehej integrimi i vendit. “ tha Basha.





