Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Basha iu drejtua Ramës duke e pyetur nëse ka dijeni që deputeti i tij para një muaji ka qenë në Rumani me një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Elbasanit.
“Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, tha Basha në Parlament duke iu referuar Taulant Ballës.
Duket se kreu i demokratëve është i mirëinformuar për këtë çështje, megjithëse ishte shumë i rezervuar në dhënien e informacioneve. Basha nuk e specifikoi nëse personi që ka qenë i shoqëruar në Rumani me Taulant Ballën është njëri nga të akuzuarit në Elbasan për çështjen e Orest Sotës apo ka lidhje me ngjarjen e 18 shtatorit ku u godit makina e ish-drejtorit të Policisë së Elbasanit.





