Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës ndryshimet që u bënë në statutin e Partisë Demokratike nga Kuvendi i mbajtur i partisë më 17 korrik 2021.

Depozitimi i ndryshimeve është bërë 5 muaj me vonesë.

Ndërsa mësohet se ndryshimet e  statutit u depozitua në gjykatë një ditë më parë, kur dhe në selinë blu shkoi Sali Berisha me Komisionin e Rikthemelimit të PD-së.

Po kështu janë depozituar edhe organet e reja të Partisë Demokratike që u zgjodhën në Kuvendin e datës 17 korrik.